Çfarë duhet të bëjmë para përmbytjes:
- Të praktikojmë me familjen planet e emergjencës dhe evakuimit për të qenë gjithmonë të gatshëm.
- Të përgatisim një paketë me ushqime , ujë dhe disa veshje rezervë për të gjithë pjesëtarët e familjes.
- Të mbajmë gjithmonë kutinë e ndihmës së shpejtë në vende të sigurta bashkë me dokumentet e rëndësishme për t’i marrë me vete në një moment rreziku.
- Të vendosim pajisjet elektrike dhe ushqimet e emergjencës në vende dhe katet e sipërme të ndërtesës ku nuk mund të preken nga përmbytja
Çfarë duhet të bëjmë gjatë përmbytjes:
- Të largohemi nga shtëpia që rrezikohet dhe kur nuk mundemi të ngjitemi në pjesën më të lartë të saj.
- Të ndihmojmë fëmijët të moshuarit dhe të sëmurët për të shpëtuar nga mbytja.
- Të qëndrojmë larg vendeve të rrezikshme si puseta, kanale, ujëmbledhës, pasi vrulli i ujit mund të na marrë duke rrezikuar jetën tonë.
- Të jemi gjithmonë të kujdesshëm dhe të mos ecim përmes ujërave të rrëmbyeshëm sepse mund të rrëzohemi, bllokohemi apo objekte të ndryshme mund të na dëmtojnë trupin tonë.
- Kur lajmërohemi për evakuim (shpërngulje) duhet të dëgjojmë me vëmendje dhe të zbatojmë këshillat dhe udhëzimet e autoriteteve që menaxhojnë emergjencat dhe të ndjekin menjëherë atë rrugë që kanë përcaktuar për evakuim.
- Nëse jemi duke drejtuar mjetin, ndalojmë dhe parkojmë në një vend ku nuk preket nga përmbytja.
Çfarë të bëjmë pas përmbytjeve:
- Të ktheheni në banesë pasi të kenë urdhëruar drejtuesit e emergjencës.
- Të mos takojmë asnjë çelës elektrik pa u bindur për sigurinë e rrjetit.
- Të kontrollojmë rrëzimin e mureve, shkallëve, dyerve apo kanalet e ndryshme të shkarkimeve të ujërave dhe të lajmërojmë autoritetet për dëmtimet e ndryshme të banesës.
- Asnjëherë mos të përdorni ujin për pirje që vjen nga rrjeti i ujësjellësit sepse mund të jetë i infektuar. Kur është e domosdoshme duhet ta ziejmë atë.
- Të mos përdorim ushqimet e lagura nga përmbytja sepse mund të sëmuremi.
- Të përdorim mjete rrethanore për të pastruar banesën nga uji ose kur keni mundësi mund të përdorim pompa dore ose motopompa, të ndihmuar nga specialistët.
